Nuk festoi me përshëndetjen ushtarake, Demiral "shpërthen" ndaj Hakan Çalhanoglu
Turqia mori një barazim shumë të rëndësishme ditën e djeshme kundër Francës, duke hedhur një hap të sigurt për kualifikimin në Euro2020.

Të dy golat e ndeshjes erdhën në fundin e takimit, teksa golit të Olivier Zhiru në minutën e 76’, iu kundërpërgjigj Ajhan Kan në minutën e 82’.

Pas shënimit të golit Turqia bëri të njëjtin festim pas golit, me përshëndetjen ushtarake, njëjtë siç bënë kundër Shqipërisë.

Pikërisht kjo ka ngjallur shumë polemika kohët e fundit, dhe për këtë arsye lojtari i Milanit, Hakan Çalhanoglu, nuk është bashkuar të festojë me shokët e tij në të njëjtën mënyrë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak mbrojtësit Demiral, i cili menjëherë ka reaguar ndaj mesfushorit duke ngritur tonet e zërit.
Shtuar më 15/10/2019, ora 15:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori