Nuk fitoi "Topin e Artë", Cristiano Ronaldon e bën krenar i biri
“Bëmë baba të të ngjaj!” Kjo shprehje vlen për Cristiano Ronaldon dhe të birin e tij, i cili edhe pse në moshë 9-vjeçare, po spikat me moshat e Juventusit.

Në 28 ndeshje, Cristiano Ronaldo Junior ka shënuar 58 gola dhe ka dhuruar 18 asist. Së fundmi, djaloshi i vogël është vlerësuar edhe në një kompeticion të quajtur “Cavour Trophy”. 9-vjeçari ka fituar çmimin si lojtari i turneut.

Në finale Juventusi U-9 ka fituar me shifrat 3-2, ndërsa Cristiano Ronaldo Junior ka shënuar në total 3 gola në këtë turne. Pas fitimit të çmimit, vetë Cristiano Ronaldo postoi foton e të birit, duke shkruajtur: “Jam një baba krenar”
Shtuar më 09/12/2019, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori