"Nuk jam aspak e kënaqur", gruaja e Ricksen sulmon ashpër Cristiano Ronaldon
Është një nga futbollistët më të paguar në botë, por bamirësia për të është një tabu. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, i cili duket se është treguar më shumë se arrogant në momentin kur vizitoi ish-sulmuesin e Rangers, Fernando Ricksen.

Ky i fundit përballet çdo ditë e më shumë me vdekjen, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë neuronësh, por kjo nuk i ka mjaftuar Ronaldos për ta bindur që të fus duart në xhep. Deklaratën e befasishme e jep gruaja e Fernandos, Veronika, e cila zbulon se nga takimi me 5 herë fituesin e Topit të Artë ka marrë si kujtim vetëm një fanellë të djersitur.

"Sapo u takuam me Cristiano Ronaldon, çfarë mund të them? Nuk mund të them se nuk jam shumë i kënaqur me takimin. Bella (vajza e Ricksen) donte të shihte një burrë me të cilin së bashku me të atin e saj e shikonte të luanin futboll në TV, Fernando i premtoi asaj që të organizonte një takim me të dhe ai e mbajti premtimin e tij. Shkuam në Madrid për ta parë atë.

"Ai i dha fanellën e tij të djersitur vajzës sonë. E mori atë menjëherë pas ndeshjes, ia dha Bellës dhe ik. Një njeri i vjetër nga FIFA [që besohet të jetë Sepp Blatter], nuk e kujtoj emrin e tij, premtoi se do të krijojë një fondacion bamirësie për të ndihmuar Fernando, por në fakt ai nuk ka bërë asgjë."-deklaroi Veronika.

E njëjta gjë ndodhi edhe me legjendën e futbollit argjentinas, Diego Maradona, i cili duhej të shkonte për një takim bamirësie në Holandë, por e refuzoi ftesën në momentin e fundit. Ricksen aktualisht është duke marrë ndihmën e nevojshme në Spitalin e Shën Andrew në Airdrie të Skocisë edhe pse fati i tij dihet tashmë.
Shtuar më 27/06/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori