Nuk ka
fitues në “
Giuseppe Meazza”,
Interi ka barazuar 1-1 me Romën, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 21-të të Serie A.
Interi dhe
Roma kanë ndarë pikët me njëra-tjetrë duke barazuar 1-1 në “
Giuseppe Meazza”.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët, që realizuan me Stephan El Shaarawy në minutën e 31’-të, pasi sulmuesi i Romës mori një dhuratë nga mbrojtësi Davide Santon.
Në pjesën e dytë, vendasit tentuan dhe kishin disa raste dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 86’-të, nga Matias Vecino, që ishte goli i rezultatit përfundimtar, 1-1.
Me këtë barazim
Interi renditet në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa
Roma në vendin e pestë me 40-të pikë. /albeu.com/
Shtuar më 21/01/2018,
ora 22:55