Nuk pranuan uljen e pagave, klubi i njohur shkarkon të gjithë skuadrën
Shumë klube të mëdha janë në krizë ekonomike si pasojë e kaosit që ka shkaktuar koronavirusi.

Ndërprerja e kampionateve për shkak të alarmit të virusit famëkeq ka detyruar klubet që të marrin masa paraprake duke ulur pagat e futbollistëve.

Por në disa raste këto vendime janë shoqëruar me refuzimin e lojtarëve, duke detyruar klubet të shkojnë në ekstrem.

Ky është edhe rasti i gjigantëve të futbollit kroat, Dinamo Zagreb, ku raportohet se ka prishur kontratat me të gjithë futbollistët.

Vetëm trajneri ka shpëtuar, teksa deri në një vendim të dytë, lojtarët janë të shkarkuar.
Shtuar më 27/03/2020, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori