Nuk u mjaftoi fusha, sherr masiv në tunel pas ndeshjes Tirana-Laçi (VIDEO)

Sherri Tirana-Laci(1) on Vidnews.

Ajo çka filloi në fushën e lojës mes Tiranës dhe Laçit ku incidentet me arbitrin dhe goli në minutat e fundit nxehu mjaft gjakrat e drejtuesve dhe lojtarëve të skuadrave ka vazhduar edhe në tunel.

Zyrtarë dhe lojtarë të Tiranës, kërkonin llogari tek kryesori Kridens Meta, se pse e lejoi aq shumë lojën, gjë që solli edhe barazimin e Laçit.

Ndërkohë, teksa lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, raportohet edhe për një sherr masiv, me lojtarët bardheblu që ishin tepër të tensionuar pas pësimit të golit, mbi shtesën e akorduar nga arbitri sipas tyre, shkruan Panorama Sport.

Siç mësohet, nga këto përplasje është goditur edhe sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo. /albeu.com/

Shtuar më 30/03/2019, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori