"O Losh o spurdhjak..." Braçe nuk duron tek Juventusi, bën sherr me komentuesit (FOTO LAJM)

Zv.kryeministri Erion Braccë, njihet se një person që e ndjek shumë futbollin dhe është tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventusit.

Së fundmi Braçe ka shpërndarë një foto të Juventusit për të festuar shpalljen për herë të 8-të kampione të Italisë.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga një ndjekës i Braçes, i cili i shkruan socialistit që të mos harxhojë shumë kohë me Juventusit, për të shikojë hallet që ka Shqipëria, që sipas tij është bërë lëmsh.

Menjëherë pas këtij komenti, Braçe ka replikuar ashpër duke thënë se ai në rrjetet sociale përfaqëson veten dhe jo qeverinë.

REPLIKAT

Komentuesi: Me gjithe keto halle qe ka Shqiperia, ti preokupohesh per Juven. Mos e harxhoni kohen me Juven se juventusi e ka ne terezi,po shikoni Shqiperine qe eshte bere lemsh e li qe nuk merret vesh se si do perfundoje.

Braçe: Po ti kush je qe jep urdhra? O Losh, ketu nuk flet as me qeverine e as me partine, ketu flet me mua. Me thene te drejten une nuk i marr doren kujt per cfare dua, cfare shkruaj e cfare ndaj. Keshtu qe keto urdhrat merri me vete e perdori per punet e tua. Gjerat e tjera kam pershtypjen qe si kupton.

Komentuesi 2: E kuptova mire po edhe zoti erion njeri eshte si te gjithe edhe ai ka pasionet e tija cfare te keqe ka ketu

Braçe: Ti sje asgje, thjesht nje mashtrues banal dhe kaq! E ke mesuar dhe ti kete kengen. E fundit spurdhjak, kur linda socialist, ti ende nuk ishe ngjizur gjekundi! Tani shporru nga ketu!
Shtuar më 22/04/2019, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori