Olayinka flet për mediat çeke: Dua të luaj për Shqipërinë
Goli i shënuar kundër Interit në Ligën e Kampioneve ka kthyer përsëri në vëmendjen e opinionit sportiv shqiptar emrin e Peter Olayinkës dhe ka rihapur diskutimet, për momentin kryesisht në rrjetet sociale, nëse lojtari duhej ftuar në kombëtaren shqiptare.

Ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, në vitet kur ishte pjesë e skuadrës korçare, u përfol vazhdimisht se mund të bëhej pjesë e kuqezinjve, por kjo nuk u bë asnjëherë realitet.

Por me sa duket Olayinka vazhdon të shpresojë që të jetë pjesë e përfaqësueses kuqezi dhe në një intervistë të publikuar në Republikën Çeke, ku luan tani me Slavia Pragë, insiston se dëshiron të luajë me Shqipërinë dhe se ka qenë shumë pranë ftesës së saj edhe në të kaluarën.

"Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata", janë fjalët e Olayinkës.
Shtuar më 19/09/2019, ora 09:52
Adrian Goxha
e Premte 20 Shtator 2019, Ora 06:42
Jo . Mos fillojne tani te gjithe subsaharianet te mbushin kombetaret e Europes se po behemi si Bregu i Lumit. Po vazhdoi keshtu do duket kampionati shqiptar si ai i Togos!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori