Olympiakos dhe Bologna në garë për Gentian Selmanin
Portieri i Kombëtares, Gentjan Selmani po kalonte një formë të jashtëzakonshme me ekipin turk të Menemespor.

Ish-gardiani i Laçit, është një nga më të dalluarit te kjo skuadër, ndërkohë që mediat turke raportojnë se për të siguruar shërbimet e shqiptarit, interesohen plot 5 klube.

“Fanatik.com.tr”, ka zbuluar se rruga Europiane për Selmanin është e hapur. Bolonja, Olimpiakosi, Spartaku i Moskës, Krasnodari dhe Zoria janë klubet që janë hedhur në sulm, për të transferuar portierin 21-vjeçar.

Në lidhje me këto interesime ka folur edhe trajneri i Menemespor, duke vlerësuar maksimalisht Selmanin: “”Portieri ynë është shumë i talentuar dhe i disiplinuar. Është shumë e natyrshme që të vijnë ofertat. Sidoqoftë, tani përparësia jonë është të heqim qafe epideminë e koronavirusit dhe të kthehemi në futboll”, u shpreh ai.
Shtuar më 17/04/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori