Futbollisti anglez, Kyle
Walker injoroi masat e izolimit kundër koronavirusit duke organizuar një festë së bashku me një shok të tij dhe dy prostituta në shtëpinë e tij.
Njëra prej vajzave tha se
ylli i
Manchester Cityt i ftoi atë për 3 orë , një ditë para se ai t’u bënte thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Walker mund të dënohet me një gjobë të majme nga klubi pas injorimit të masave për distancë
sociale.
Mbrojtësi ishte ndarë me të dashurën e tij, Annie Kilner më herët gjatë këtij viti pasi u zbulua se ai e kishte lënë shtatzënë modelen Lauryn Goodman.
29-vjeçari, i cili u kritikua ashpër në rrjetet
sociale, tash ka kërkuar
falje për veprimet e tij.
“Unë dua të kërkoj
falje për zgjedhjet që bëra në javën e kaluar. Jam i vetëdijshëm se si futbollist profesionist unë duhet të jem një model dhe të kem disa përgjegjësi”, ka thënë ai.
Shtuar më 06/04/2020,
ora 09:42