Pamje të frikshme, si ndodhi aksidenti i vëllait të deputetes së PS (VIDEO)
Një aksident i frikshëm ndodhi vetëm dy ditë më parë në tunelin Tiranë Elbasan, ku një person humbi jetën.

Viktima shumë pak pas aksidentit u mësua se ishte vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Elton Maçolli 42 Vjeç i cili punonte tek Regjimenti i Farkes, ishte pilot helikopteri. Ai ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe u përplas me një maune e më pas shpërtheu në flakë.

Makina tip “Seat” ishte e pajisur me impiant gazi dhe raportohet se pas përplasjes me maunen ka shpërthyer brenda tunelit vetëm pak metra nga dalja e tij duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e drejtuesit të saj.

Ndërkohë në video mund të shihni edhe momentin fatal. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori