Panik te Lacio, serbi Milinkoviç-Saviç përplaset me portierin shqiptar dhe alarmon drejtuesit
Momente paniku te Lacio. Ylli i skuadrës kryeqytetase, Milinkoviç-Saviç ka mbetur i dëmtuar pas një përplase në stërvitje me portierin e ri shqiptar, Marko Alia, duke ndërprerë menjëherë seancën stërvitore, pasi ndjeu shqetësime në gju.

Drejtuesit e klubit të kaltër janë alarmuar tej mase, pasi rrezikojnë të humbasin një nga futbollistët më të mirë në skuadër. Ata po presin në ankth rezultatet e rezonancës magnetike të kryer ditën e sotme.

Paraprakisht mjekët e Lacios janë shfaqur optimistë, pasi kanë deklaruar se dëmtimi nuk mund ta lërë, Milinkoviçin më shumë se dy javë pushim mesfushorin serb, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë ekzaminimi… Vendimi drastik për përfundimin e kampionatit maqedonas, zbuloni 3 skuadrat shqiptare që do të shkojnë në Europë.

Shtuar më 04/06/2020, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori