Panucci e nis me fitore aventurën te Shqipëria, mund Lihtenstejnin (VIDEO)
Pëlqej
Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kupën e Botës, duke mposhtur Lihtenstejnin me rezultat 2:0.

Të dy golat për Shqipërinë në këtë takim i shënuan në pjesën e dytë, me anë të Odise Roshit në minutën e 54’ dhe Ansi Agollit në minutën e 78’.

Shqipëria kështu shënoi fitore në ndeshjen e parë me trajnerin e ri Christain Panucci.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria forcon pozitën e tretë më 12 pikë, katër më pak se sa Spanja deh Italia që takohen më vonë në Santiago Bernabeu.

Ndeshjen e ardhshme Shqipëria do ta zhvillojë më 5 shtator ndaj Maqedonisë në udhëtim. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori