Panucci i dorëzuar: Këta lojtarë janë, kjo është skuadra
Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, foli për "Supersport" pas humbjes me Turqinë ku deklaroi:

Sa e vështirë ishte të pranoje këtë rezultat?

Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?

pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?

Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.

Shtuar më 22/03/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori