Paqe në derbin e Milanos
Derbi i Milanos mes Interit dhe Milanit ka përfunduar në barazim pa gola.

Të dyja ekipet kanë ndarë nga një pikë me njëra-tjetrën.

Sfida e zhvilluar në San Siro dhuroi një futboll të bukur, sidomos nga zikaltërit, por golat munguan.

Xherdan Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, duke dhënë një paraqitje të mirë.

Pas këtij barazimi, Interi ka 42 pikë në vendin e dhjetë në renditje, një më pak se Milani, i cili është një pozitë më lart. /albeu.com/








Shtuar më 19/04/2015, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori