Partizani-Besiktas vendos edhe për Serbi-Shqipëri?
Sfida mes Partizanit të Beogradit dhe Besiktas vendos edhe për ndeshjen Serbi-Shqipëri? Kështu shkruajnë mediat serbe, sipas të cilave, krerët e UEFA-s po presin të shohin si do të shkojnë gjërat në këtë takimin e sotëm të Europa League për të marrë më pas vendimin final.

"A po e pret UEFA një incident tjetër sonte nga "Grobari", për ta dënuar Serbinë nesër?", pyet portali serb "Telegraf".

Kjo sfidë pritet të sjell tensione pas paralajmërimit të tifozëve miq që do të shpalosin parulla pro Kosovës e pro shqiptarëve në stadium. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2014, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori