Partizani dhe Guerrils zbarkojnë në Thumanë dhe Bubq
Nuk mund të mungonte solidarizimi i kampionëve të Shqipërisë dhe kështu ka ndodhur. Klubi i Partizanit dhe Ultras Guerrils kanë zgjedhur Thumanën dhe Bubqin për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.

“Demat” kanë shpërndarë ndihma ushqimore dhe materiale në dy ndër zonat më të goditura nga ngjarja e rëndë. Klubi i kuq falënderon sponsorët me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe premton se ndihmat nuk do të ndalen.

Në ditët e ardhshme do të ketë sërish kontribute ushqimore, materiale dhe financiare në ndihmë të personave dhe familjevegoditura nga kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore.

POSTIMI I PARTIZANIT

“Sot kampionët dhe përfaqësues të grupimit “Ultras Guerrils”, ishin prezent në Thumanë e Bubq, zona të prekura rëndë nga tërmeti i tmerrshëm i së martës. Stafi dhe lojtarët kanë shpërndarë ndihma të konsiderueshme ushqimore dhe materiale, duke qenë pranë familjeve të prekura në këto momente të vështira që po përjetojnë. Mbështetja e FK Partizani do të vijojë edhe përgjatë ditëve në vazhdim me të tjera kontribute ushqimore, bazë materiale dhe financiare, në ndihmë të personave dhe familjevegoditura nga kjo fatkeqësi natyrore“.
Shtuar më 28/11/2019, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori