E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Partizani fiton Super Kupën, mposht Kukësin në shtesë
Partizani ka arritur të shpallet kampione Super Kupës pasi mundi Kukësin.

Futbollisti i Partizanit, Braun u kthye në një protagonist të vërtetë për skuadrën e Partizanit.

Xhamajkani arriti të realizoi tre gola për skuadrën e “demave të kuq” duke përmbysur i vetëm ndeshjen.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll në barazim 1-1, Esat Mala shënoi për skuadrën e Lerdës ndërsa Musta arriti që të barazoi takimin.

Në pjesë e dytë Musta shënoi përsëri për skuadrën kuksiane duke i çuar shifrat në 2-1.

Kur po pritej që ndeshja të mbyllej, Braun barazon takim duke i çuar skuadrat në shtesë.

Por në shtesë lojtari i transferuar këtë verë tek Partizani do të kthehej në njeriu kyç të ndeshjes.

Braun arriti që të shënoi dhe dy herë të tjera për skuadrën e tij, duke e përmbysur krejt takimin.

Ndeshja u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 4-2, me Partizanin që e ka nisur ë mënyrën e duhur këtë edicion të ri futbollistik.

Shtuar më 18/08/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori