Partizani i bashkohet Realit, Barcelonës dhe Juventusit, anëtarësohet në ECA
Klubi i Futbollit Partizani nga sor është anëtar në ECA (Shoqata e Klubeve Europiane).

Konfirmimi i anëtarësimit ka ardhur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ECA, e cila zhvillohet në Gjenevevë, Zvicër dhe ku bëjnë pjesë mbi 200 klube të Europës, midis të cilave gjigandët e Bayer Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Juventus dhe shumë klube të rëndësishme të kontinentit tëe vjetër.

Kampionët e Shqipërisë tashmë janë pjesë e Shoqatës së Klubeve Europiane, e cila përfaqëson drejtpërdrtejtë klubet e futbollit në nivelin Europian.
Shtuar më 09/09/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori