Partizani vuan por fiton minimalisht ndaj Flamurtarit (VIDEO)
Partizani dhe Flamurtari zhvilluan mes tyre në “Selman Stërmasi” ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore.

Të kuqtë fituan me mjaft vuajtje minimalisht 1-0, por gjithsesi morën tri pikët e çmuara.


Në minutën e 23-të Solomon kaloi të kuqtë në avantazh, duke shënuar me një devijim të lehtë në portën mike.

Por, ishte pikërisht autori i golit, i cili në minutën e 29-të kryen një roveshiatë brenda zone dhe godet në mënyrë të pavullnetshme mbrojtësin e Flamurtarit, që dëmtohet dhe rrëzohet në tokë.

Gjyqtari përveç faullit në zonën e vlonjatëve, nxjerr nga xhepi kartonin e kuq për Solomon, i cili lë me 10 vetë ekipin e tij.

Të kuqtë menaxhojnë rezultatin gjatë pjesës së mbetur dhe marrin fitoren e dytë radhazi, pas asaj në transfertë me Luftëtarin, ndërsa Flamurtari pëson humbjen e tretë në po kaq ndeshje.
Shtuar më 01/09/2019, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori