Pas 105 ndeshjesh, Granit Xhaka këndon himnin zviceran
Pëlqej
Granit Xhaka pas 105 ndeshjesh me Kombëtaren Zviceriane për herë të parë ka kënduar himnin zvicerian.

Në momentin kur Kombëtaret e Zvicrës dhe Japonisë ishin rrjeshtuar gjatë kohës së këndimit të himneve, kamera u ndal më gjatë përpara Granit Xhakës kjo pasi ai u pa duke kënduar himnin Zvicerian.

Në 2009 Xhaka fitoi me U-17 e Zvicrës Kupën e Botës dhe nuk e kishte kënduar kurrë më parë himnin.

Nga ajo kohë kanë kaluar plot 105 ndeshje mes U-17, U-18, U-19, U-21 dhe tashmë për kombëtaren e parë.

Për “Blik” Xhaka ka komentuar edhe ngjarjen në fjalë.

“Po e patë shumë mirë, kam kënduar. Si erdhi kjo situatë? Mendoj që kishte ardhur koha”, u shpreh lojtari me origjinë kosovare.

Xhaka e di shumë mirë, shkruan “Blik” që kjo do të jetë një temë e gjerë diskutimi në vendin e origjinës. /albeu.com/



Shtuar më 10/06/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori