"Do të shkruajnë historinë me Realin", Zidane konfirmon treshen sulmuese
Hazard-Benzema-Asensio do të shkruajnë historinë me fanellën e Real Madridit, pas BBC – Bale-Benzema-Ronaldo.

Kështu mendon trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ai në njëfarë mënyre ka konfirmuar se derisa Marco Asensio, Karim Benzema dhe Eden Hazard të jenë të gatshëm për lojë dhe do të jenë treshja sulmuese e Real Madridit.

Treshja Asensio-Benzema-Hazard pas BBC: “Me siguri do të bëjnë një epokë. Të gjithë këtu duan të shkruajnë histori, dhe kjo është mirë. Gjithmonë duan më shumë, duan të tregojnë veten. Janë të rëndëishëm (Asensio-Benzema-Hazard) dhe do të bëjnë gjëra të mëdha”, u shpreh Zidane.

“Kjo skuadër mund të fitojë edhe më shumë. Jashtë mund të thuhen shumë gjëra, por nga brenda e shoh dëshirën për të konkurruar, luajtur dhe fituar… kjo është diçka e mirë, sidomos për mua që jam trajneri. E shijoj çdo ditë me ta dhe me të gjithë do të tentojmë, jo vetëm me (Asensio-Benzema-Hazard), për të arritur objektivet, që këtë vit janë shumë”.
Shtuar më 02/11/2020, ora 21:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori