E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Pas Durmishajt, Greqia i merr Shqipërisë dhe Ndojin
Shqiptarët që kanë jetuar prej vitesh jashtë vendit tonë dhe po kalojnë periudha suksesi në futboll, janë shpesh edhe pjesë e politikave nga vendet fqinje, për t’i rekrutuar në ekipet kombëtare, duke ua hequr mundësinë që të luajnë me Shqipërinë.

Së fundmi, Greqia ka marrë në listën e kombëtares U-17, Andreas Ndoj, një futbollist shqiptar, i cili është pjesë e skuadrës U-17 të Olimpiakosit.

Rasti i fundit që Greqia mori talente me origjinë shqiptare dhe shqiptarë, ishte ai i Mario Vrushajt dhe Fiorin Durmishajt.

Ky i fundit zgjodhi ekipin e parë të Greqisë dhe tanimë nuk është grumbulluar, nuk ka luajtur dhe u pa qartë se ishte vetëm plan i helenëve për ta djegur.
Shtuar më 25/09/2019, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori