Pas Izmir Smajlajt edhe Luiza Gega shpallet kampione Ballkani
Ditën e djeshme atleti, Izmir Smajlaj u shpall kampion Ballkani në kërvim së gjati por flamurin shqiptar e ka ngjitur në majë edhe Luiza Gega.

Gega mori medalje ari për të shtatin vit radhazi në garën e 3000 metrave për femra.

Në kampionatin e zhvilluar në Turqi, atletja arriti të përfundojë garën për kohën e 8’ 55’’ 45, ndërsa për të konfirmuar dominimin e saj vlen të përmendet fakti se vendi i dytë ishte rreth 21 sekonda më vonë.

Përveç Luiza Gegës, edhe atleti David Nikolli ngriti flamurin shiqptar, lart, pasi u rendit i treti, ndërsa Franko Burraj mbylli garën në vendin e parë, por nuk mori medalje për një faull teknik.
Shtuar më 16/02/2020, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori