Pas kthimit nga Beogradi, Mavraj fal namazin në Tiranë (FOTO)
Një natë e turpshme. Kështu mund të quhet ajo çka ndodhi dje në stadiumin e Partizanit të Beogradit teksa tifozë serbë dhunuan futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Momente frike dhe tensioni për kuqezinjtë tanë, por që fatmirësisht kaluan pa asnjë problem serioz. Ata mbërritën orët e para të mëngjesit në aeroportin e Rinasit e më pas iu drejtuan hotelit në Tiranë.

Por një prej tyre nuk preferoi të shkoi të pushonte, por zgjodhi të shkonte në xhami e të falte namazin e sabahut.

Ky është Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Koln, i cili ka postuar një foto në Facebook së bashku hoxhë Ahmed Kalaja ku shkruan: "Namazi Sabahut ne Tirane me hoxhë Ahmed Kalaja mbas nje nat te pergjakt. Me ket takim me hoxhen esht Realizuar nje enderr e imja". /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2014, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori