Pas ndeshjes me Francën, Ledian Memushajt i rritet vlera
Paraqitja mjaft pozitive kundër Francës, ka ndikuar në vetëm 24 orë për çmimin e Ledian Memushajt në tregun europian, kjo me një rritje të konsiderueshme. Kartoni i tij që është në pronësi të Peskarës vlerësohej me 1 milionë euro, në fillim të kampionatit europian.

Një ditë pas ndeshjes kundër Francës, “transfermarkt” njofton se ai tashmë vlen plot 600 mijë euro më tepër.

Në edicionin e ardhshëm, Memushaj do luajë në Serinë A me Peskarën, por nuk do ishte çudi që të ketë interes të madh edhe nga klube të tjera prestigjoze. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2016, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori