Pas Shqipërisë, tërmeti "shkund" shtetin fqinj
Frikë në rajonin e Friulit në Itali. Një tërmet me magnitudë 3,8 ballë ka lëkundur tokën mesditën e sotme.

Lëkundjet janë regjistruar në orën 14:58 minuta, ndërsa epiqendra ka qenë në provincën e Udines, në lokacionin e Tolmezzos.

Sipas raportimeve, thellësia e tërmetit ka qenë 13,3 km ndaj dhe lëkundjet kanë qenë shumë të forta. Tërmeti është ndjerë edhe në Bellunese, Comelico a Longarone, Vicentino dhe në Veneziano.

Prej ditës së djeshme, ashtu si edhe Shqipëria, Italia është përfshirë nga një valë tërmetesh, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme.
Shtuar më 22/09/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori