Pas Skënderbeut, një tjetër emër shqiptari i shkruar në armën e terroristit

Plot 49 të vdekur e mbi 20 të plagosur rëndë janë viktimat e të shtënave në dy xhami të Christchurchit, në Zelandën e Re. Kryeministrja neozelandeze, Jacinda Ardern i përshkroi incidentet si “sulme terroriste”, duke e cilësuar këtë si njërën prej ditëve më të errëta në historinë e vendit.

Fillimisht u dyshua se ishte një sulm kundër emigrantëve, por emrat e shkruar në armët e përdorura nga ta, janë të personave që evidentojnë faktin se objektiv i sulmit ishin vetëm myslimanët.

Emrat e personazheve historikë, të cilët kanë luftuar ndër shekuj kundër myslimanëve, kryesisht otomanëve, ishin të shkruara në armët e përdorura nga autorët e kësaj masakre.

Më lehtësisht lexohej emri i heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeu, “Skanderbeg”, i cili shërbeu si barrierë për vite të tëra në frenimin e osmanëve në Europë. Por tashmë është identifikuar edhe një tjetër emër shqiptar, ai i Gjergj Arianitit, i cili ashtu sikurse Skënderbeu udhëhoqi disa beteja kundër perandorisë osmane./tch
Shtuar më 15/03/2019, ora 23:48
Trimi.
e Premte 15 Mars 2019, Ora 21:55
Nuk eshte Skenderbeg i shkruar por skander berg i perket nje emrit te kombit australan.E mos njollesni heroit tone kombtare shqiptar.Ky njeri qe terrorizoj sot 50 njerez te pafajshem eshte terorist ku edhe vet kryaminstra zelandeze e quajti terorist.ok.
struga
e Shtunë 16 Mars 2019, Ora 07:37
eshte e vertet se skenderbeu ka masakrue muslimanet shiko youtube
struga
e Shtunë 16 Mars 2019, Ora 07:40
muslimantet shiptar i ka vrar skenderbeu
Ilir
e Shtunë 16 Mars 2019, Ora 10:02
I ka var si ka var.
Atyre qe e kan meritu va ka be qish duet!!!!
Mos me e var vet ato!!!!
Tash nese nuk i pelqen dikujt esht problemi atyre!
Po ne at kohe nese ishe musliman ishe armik
I shqiptarve!!! Kjo esht . o ju papaka!!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori