Një rast me COVID-19 është
konfirmuar te
Napoli.
Bëhet fjalë për mesfushorin, Piotr Zielinski, i cili ka dalë
pozitiv në testimin e dytë që ka bërë skuadra e kaltër.
Lajmi është
konfirmuar nga klubi i Napolit, ndërsa Amir Rrahmani ka rezultuar negativ dhe në këtë mënyrë do të bashkohet me përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjet e tetorit.
Kujtojmë që
Napoli u përball me Genoan e cila ditë më parë konfirmoi 14 anëtar të klubit
pozitiv me
Covid-19.
Mediat në Itali së fundmi kanë përfolur për një pezullim 2-javor të Serie A por deri tani asgjë nuk është
konfirmuar.
Shtuar më 02/10/2020,
ora 16:51