Pasojat e humbjes së finales, Neymar uron skuadrën e gabuar (FOTO LAJM)
Pikëllimi i humbjes së trofeut prestigjioz të Ligës së Kampioneve duket se e ka shpërqëndruar yllin e PSG-së Neymar.

Futbollisti brazilian u shpreh publikisht në rrjetet sociale duke uruar rivalin Bayern Munich për suksesin e arritur. Por, 28-vjeçar ka neglizhuar një shkronjë të emrit të fituesve të "tripletës" së sezonit 2019-2020.

Neymar i drejtohet gabimisht si Bayer (Levekusenit) në Twitter, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re nga "aspirinat". Ata reaguan në faqen zyrtare të klubit në Twitter duke iu përgjigjur me një "emoji" (fytyrën e habitur), ndërsa i kanë kthyer dhe një përgjigje ironike brazilianit.

"Të humbasësh është pjesë e sportit. Ne bëmë gjithçka për ta fituar Ligën e Kampioneve, luftuam deri në fund. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe ngrohtësinë. Komplimente Bayerit!", shkruan braziliani.

"Nuk jam i sigurt se përse na uron sikur jam në pushime dhe po luaj ‘Play-Station’…por faleminderit!", shkroi faqja e Leverkusenit.

Pasojat e humbjes së finales së Champions, Neymar uron skuadrën e gabuar (FOTO LAJM)

Shtuar më 24/08/2020, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori