Pasuria marramendëse e sheikut të Manchester Cityt, njeriut më të pushtetshëm të futbollit
Pëlqej
Skuadra e tij Manchester City kryeson renditjen në Premier League, ai ka një pasuri prej 17 miliardë paundësh dhe një megajaht me vlerë 400 milionë paund: mirësevini në botën e “çmendur” të njeriut më të pushtetshëm në botën e futbollit, Sheikh Mansour.

Përveç Cityt, Manosur është pronar i disa skuadrave të tjera futbolli, si New York City dhe Al Jazira, është kryetar i Federatës së Garave me Kuaj dhe gjithashtu është Zv.Kryeministër në vendin e tij, Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto, pritet të jetë trashëgimtar i 560 miliardë paundëve shkruan standart.

Pasurinë e ka vënë kryesisht nga kompania e tij tepër e suksesshme, “International Petroleum Investment”. 47-vjeçari është gjithashtu shok i ngushtë me Richard Branson dhe ka aksione në kompaninë e tij “Virgin Galactic”, e cila ka një projekt për realizimin e udhëtimeve turistike në hapsirë.
Shtuar më 15/12/2017, ora 23:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori