Penalltia kualifikon Bayernin në finalen e Kupës së Gjermanisë, Rashica shkëlqen (VIDEO)
Bayern Munich ka mposhtur Werder Bremen me rezultatin 3-2 dhe avancon në finalen e madhe të kupës së Gjermanisë.

Ishte një ndeshje me gola dhe emocione në Weserstadion, por në fund ishin bavarezët ata që triumfuan.

Lewandowski kaloi të tijtë në avantazh në minutën e 36’ të takimit ndërsa Thomas Muller ka dyfishuar rezultatin në minutën e 63’.

Ndeshja u duk sikur kishte përfunduar, por vendasit ringjallen falë lojtarit kosovar Milot Rashica.

Ishte ai që përgatiti golin e parë të Osako-s në minutën e 75’, përpara se të shënonte golin e barazimit një minutë më vonë.

Ndeshja mund të kishte shkuar në shtesë po të mos ishte për penalltinë e shënuar nga Lewandowski pesë minuta më pas.

Bayern e pret RB Leipzig në finalen e madhe të Berlinit. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori