Përcaktohet arbitri i ndeshjes Francë-Shqipëri
Shqipëria u mposhtë dje minimalishtë 1-0, teka kuqezinjtë mbetën me një futbollistë më pak për një pjesë të madhe të ndeshjes pas ndëshkimit të Canës nga gjyqtari spanjoll Caballero.

UEFA ka përcaktuar arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen e dytë për Shqipërinë në përballjen me Francën.

Gjykimi do t’i besohet skocezit, William Collum. 37 vjeçari është një emër i dëgjuar në futbollin europian, teksa arbitron prej vitesh në nivele të lartë. Ai nuk njihet një arbitër i ashpër, por lejon shumë lojën që të luhet sipas stilit britanik, gjë që ndoshta favorizon ne që luajmë një lojë burrnore.

Asistentë të tij do të jenë irlandezi Damien Macgraith dhe skocezi tjetër Francis Connor.
Shtuar më 12/06/2016, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori