Perez jep sinjalin e blerjes së Neymarit? Do bëjmë blerje 200 milionshe
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka deklaruar sot për të përditshmen “Marca” se nuk do të qëndrojë duarkryq. Një blerje e madhe prej qindra milionshe është konfirmuar nga Perez.

“Nëse duhet të ndërhyjmë në merkato, atëherë do të sjellim në “Santiago Bernabeu” më të mirin, duke zgjedhur mes të rinjve më të fortë në botë”, ka thënë Perez, pa përmendur emra konkretë.

Ndonëse pati një merkato me pak shpenzime këtrë verë kjo nuk dotë thotë që "Los Blancos" do të vazhdojnë në këtë rrugë. Real Madrid pritet të diktojë merkaton e ardhshme dhe “Marca” zbulon se blerja “big” mund të jetë ajo e Vinicius, që luan me Flamengo. “Do të bëjmë një blerje që kap shifrën e 200 milionë euro”, u shpreh Perez, por një shumë kaq e madhe mund të thotë edhe blerje e Mbappe apo Neymar. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2017, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori