Kristiano Ronaldo ditën e sotme mbush 35 vjeç dhe urimet për ditëlindjen e tij kanë qenë të shumta, por për t’u veçuar është ai i Florentino
Perez.
Presidenti madrilen ishte ai, që e solli Ronaldon në Spanjë dhe ky i fundit ia shpërbleu, duke fituar trofe pa fund, katër topa të artë, katër Champions League dhe çmimin si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit.
Pas nëntë vitesh në “Santiago Bernabeu”,
Perez nuk i përmbushi pretendimet e
Ronaldos dhe ky i fundit vendosi të largohet te Juventusi për 100 milionë euro. Të gjithë e quajtën të pavend gjestin e
Perez, për të mos këmbëngulur në qëndrimin e
Ronaldos dhe mospërmbushjen e dëshirave financiare të portugezit.
E mesa duket edhe vetë
presidenti i “Los Blancos” e ka kuptuar se ka gabuar. Ai ka uruar nëpërmjet rrjeteve sociale Ronaldon, ku shkruan: ”Shumë urime për lojtarin më të mirë të Botës. Në nuk do ju harrojmë”. Urim, që shpreh qartë nostalgjinë dhe pendimin e presidentit
madrilen për ikjen e parakohshme të një legjende si
Ronaldos.
Shtuar më 05/02/2020,
ora 17:33