Performanca ndaj Italisë tregoi se Buffon duhet ti lirojë vendin Donnarummas
Humbja ndaj Span jës, por ende jo matematika, detyron Italinë të planifikojë fitore në ndeshjet e mbetura dhe “play-off”-e për t’u kualifikuar në Botërorin “Rusi 2018”. Kur “axurrëve” u ranë iberikët në short, frika e një kualifikimi me vështirësi nuk është se nuk i shkoi ndër mend askujt. Humbja në “Santiago Bernabeu” materializoi në sytë e italianëve makthin “play-off”.

Hera e fundit që Italia kualifikohej në Botëror në këtë mënyrë ishte përpara 20 vjetësh. Duket e çuditshme, por ka ende të “mbijetuar” nga ajo epokë dhe ai është Xhanluxhi Bufon. Numri 1 i skuadrës, kapiteni dhe ai që ka drejtuar shokët e tij mes shumë betejave.

20 VITE MË PAS – Dy dekada në futboll janë një cikël, i cili në sfidën ndaj Spanjës dha shenjat e para të mbylljes. Goditjet e Iskos kishin vështirësinë e tyre, por Xhixhi i kohëve të arta do t’i kishte ndalur megjithëse jo pa vështirësi. Pesha e kohës ka prekur dhe dorezat e Bufon, ndaj për “Rusi 2018”, por sidomos për “play-off”-et do t’i duhet të gjejë limfën e nevojshme që prej vitesh e mban në nivelet maksimale, raporton Panorama.

Botërori i gjashtë për të është një objektiv i prekshëm, ndërsa për shokët e tij është gjithashtu një ëndërr. Thonë se fati ka sensin e humorit dhe duket sikur “play-off”-et kanë ardhur enkas dhe në kohën e duhur për të ndihmuar portierin e Juventusit.

Në 1998 bileta për “France ’98” nuk ishte prerë akoma dhe Bufon ishte pjesë e grupit që në Botëror u kualifikua. Atëherë ishte një djalosh që përballej me sfidat e para, ndërsa sot është një luftëtar i regjur i fushave të futbollit, jo më kot i mungon vetëm trofeu i Ligës së Kampioneve.

“TË GJITHË NË RUSI” – Kur dukej se nuk ishte metabolizuar Kardifi, Xhixhi duhet të kapërdijë edhe disfatën ndaj Spanjës. As përqafimi me trajnerin spanjoll Lopetegui nuk mund ta ngushëllojë, por kapiteni “axurr” i ka idetë e qarta, fundja 170 ndeshje me kombëtaren i garantojnë sigurinë e nevojshme.

Gjithmonë numri 1 ka deklaruar: “Ky grup ka karakteristikat e nevojshme për të arritur objektivin tonë primar, që ishte kualifikimi në Botëror”. Bufon u fajësua në golin e parë, por askush nuk mund të drejtojë gishtin ndaj një fenomeni të portës.

Edhe trajneri Ventura e mbrojti hapur duke deklaruar: “Nuk mund të gjykoj, por me siguri një si Xhixhi askush se gjykon dot me një ndeshje të vetme”. Super-Xhixhi jo më kot 20 vite më pas është këtu, duke luftuar për një Botëror që duke i sigurt në dorezat e tij.

NGA XHIXHI TE XHIXHO – Ndeshja, paraqitja apo humbja ndaj Spanjës, quajeni si të doni, nxjerr në pah nevojën për reagim nga Italia, përcjell Panorama. Venturës dhe grupit të tij i duhet një fitore dhe fatmirësisht sfida ndaj Izraelit vjen në momentin e duhur.

Për ishteknikun e Torinos do të jetë një detyrë e vështirë të rreshtojë formacionin më të mirë kur mungojnë pothuajse të gjithë titullarët e prapavijës. Kielini e Spinacola të dëmtuar dhe Bonuçi i skualifikuar nuk do të jenë të lehtë për t’u zëvendësuar.

Edhe në portë, kur pritet një turnover i gjerë, pritet ndryshim. 18-vjeçari Donaruma mund të zbresë në fushë nesër në Rexho Emilia. Xhixho në “play-off” dhe Italia në Botëror mund të jetë një tjetër histori për të cilën do të flitet pas 20 vjetësh.
Shtuar më 04/09/2017, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori