Përfundon gjithçka, Real Madrid fiton aktin e parë ndaj PSG (VIDEO)
Pëlqej
Real Madrid ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ndaj Paris Saint-Germain në "Santiago Bernabeu", ndeshje e vlefshme për 1/16 e UEFA Champions League.

parët që kalonin në avantazh ishin francezët që shënonin me mesfushorin 22-vjeçar, Adrien Rabiot në minutën e 33'-të, shkruan Albeu.com.

Por Galaktikët përgjigjen në minutën e fundit të pjesës së parë me Cristiano Ronaldon që shënon nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dërguar skuadrat me një barazim në dhomat e zhveshje.

Përmbysja vjenminutën e 83'-të po me golin e Ronaldos, duke i dhënë epërsinë Realit.

Goli i qetësisë vjen nga Marcelo në minutën e 86'-të.

Kështu Reali shkon i qetë në ndeshjen e kthimit që do zhvillohet në "Parc des Princes". /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 22:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori