Përfundon ndërtimi i stadiumit të katërt të Botërorit, do të presë 7 ndeshje (FOTO LAJM)

Kur jemi ende edhe dy vite larg Kupës së Botës "Katar 2022", vendi organizator ka përfunduar ndërtimin edhe të stadiumit të katërt, inaugurimi i të cilit është vendosur të bëhet pikërisht më 18 dhjetor, që do të jetë edhe data e finales së madhe.

Bëhet fjalë për stadiumin "Al Rayyan", i cili është ndërtuar në qytetin në kufi me shkretëtirën dhe ka një kapacitet prej 40 mijë vendesh, gjysma e të cilëve do të çmontohen pas Kupës së Botës dhe impianti do të mbetet me rreth 20 mijë ndenjëse.

Në këtë stadium janë parashikuar të luhen 7 ndeshje, gjashtë prej të cilave përballje të fazës së grupeve dhe një e fazës së 1/16-ave, ndërsa më pas stadiumi do të jetë në dispozicion të skuadrës lokale Al Rayyan.

Kupa e BotësKatar 2022” do të startojë më 21 nëntor të vitit 2022 dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor, teksa për herë të parë kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit do të zhvillohet në dimër, për shkak të temperaturave të larta në vendin pritës.
Shtuar më 02/12/2020, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori