Përfundon spektakli, Kroacia fiton në frymën e fundit ndaj Spanjës (VIDEO)
Kroacia ka arritur të marrë një fitore në frymën e fundit ndaj Spanjës me rezultatin 3-2 në "Stadion Maksimit", e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Vendasit kalon në avantazh në minutën e 54' me Kramaric.

Reagimi i Spanjollëve ishte i menjëhershëm pasi që ata barazojnë rezultatin pas 1 minut lojë.

Ceballos merr një top të mirë nga Isco të cilin e finalizon duke barazuar rezultatin.

Kroacia nuk u dorëzua dhe kërkonte golin e dytë dhe ai erdhi në minutën e 68' nga Jedvaj.

Spanja rriti presionin dhe arriti që të barazoi rezultatinminutën e 78' pasi që Vrsajlko luajti me dorë brenda zonës së 16 metërshit.

Penalltinë në gol e shndërroi kapiteni i Spanjës, Sergio Ramos.

Por, derisa u mundua që kjo ndeshje do të përfundonte barazim, kështu nuk menduan kroatët.

minutën e tretë shtesë në skenë doli prapë Jedvaj që shënoi golin e fitores.

Me këtë fitore Kroacia dhe Anglia kanë shanset për të kaluar grupin si e para. Cilado që e fiton këtë grup do të bënte 7 pikë, një më shumë së Spanja, për të cilën sonte përfundoi aventura në këtë garë të re të UEFA-s.
Shtuar më 15/11/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori