PËRGJIMI/ Merri të gjithë në telefon, ose në p*th të sëmës të ikin nga puna (VIDEO)

Vazhdon publikimi pi përgjimeve nga gazeta gjermane Bild">Bild. Edhe në
përgjimin e 7 vazhdon dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe drejtori të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci, ku diskutohet vota.

Keshi i thotë Gjecit që të marrë të gjithë drejtorët e shkollave në telefona dhe ti zgjojë nga gjumi e tu kërkojë emrat e personave që kanë folur për të votuar për PS-në.

Zbardhja e përgjimit

Arben Keshi: Hë mo si je

Drini Gjeci: Mirë, si je ti?

Arben Keshi: Mirë, si shkove ti? A je lodh?

Drini Gjeci: Nga pak, si ia con ti

Arben Keshi: Mirë ashtu mirë, hë mo si është puna andej or ti?

Drini Gjeci: Po mirë duket mo, mirë duket.

Arben Keshi: Ka lëvizje andej ?

Drini Gjeci: Jo

Arben Keshi: S”Ka shumë e mirë

Drini Gjeci: Jo


Arben Keshi: C’ka ke bo ti?

Drini Gjeci: Hiç lëvizje e madhe këtej,

Arben Keshi: Joo

Drini Gjeci: Po Po, mirë duket eee

Arben Keshi: Po

Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu kanë met po ato drejtorët ..

Arben Keshi: Vallaj Merri në telefon një nga një merri të gjithë. Të gjithë drejtorat në telefon, diten e hene keni per te shku per lesh. Të marrin një nga një, do më raportoni për kë keni marr në telefon thuj. Merri një herë se tu flejt gjumë, me Gzimin e me Arjanin me ato shof unë.

Drini Gjeci: Ok, Po ca ti them unë tashti sepse Haxhiqimes dhe asaj tjetrës gra janë ato, hale ..

Arben Keshi: Or gra, burra ca të jenë do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që keni pru aty, sipas listës i keni pru aty. Nëse nuk dun, p.. s’ëms se ua kam q.. robt

Drini Gjeci: Mos i mërzit, unë do t’i marr ato tani

Arben Keshi: Mirë

Shtuar më 17/06/2019, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori