Perisic çon tifozët e Interit në qiellin e shtatë, ja çfarë ka publikuar për Modric (FOTO LAJM)

Pëlqej
Modric, Inter, Real këto janë tema e ditës prej disa ditësh në mbarë mediat botërore që kanë lidhje me futbollin dhe jo vetëm.

Në një postim në instagram Ivan Perisic i cili është kthyer në stërvitje me Interin pas pushimeve pas Botërorit, ka publikuar një foto me dy kroatët e tjerë Brozovic dhe Vrsaljko i cili sapo është blerë nga zikaltërit.

Ai ka shkruar sipër fotos: Kush po mungon? Dhe ka bërë tag Luka Modric.

Ky është një tjetër sinjal i qartë që LM10 do të transferohet në Milano, të paktën dëshira e tij është shumë e qartë edhe pse Reali po këmbngul që mos ta lëshojë.

Nëse Modric do kalojë tek zikaltërit atë e pret një kontratë katër vjeçare ku do të fitojë plot 10 milion euro në sezon.
Shtuar më 10/08/2018, ora 17:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori