PËRKUJTIM/ Sot 13 vjet, kur gjaku i Gramoz Palushit do të derdhej në ishullin grek Zakintos (FOTO LAJM)
Pëlqej
Sot bëhen fiks 13 vite që kur shqiptari Gramoz Palushi u vra në ishullin Zakintos përse festoi fitoren e ekipit kombëtar të Shqipërisë kundër Greqisë.

Ishte pikërisht mbrëmja e 4 shtatorit 2004, kur Shqipëria fitonte ndaj Greqisë me rezultatin 2-1 me një predhë të Aliajt dhe gol me kokë të Muratit duke ngritur peshë zemrat kuqezi në të gjithë botën, shkruan Albeu.com.

Kështu festoi edhe 20-vjeçari nga Kukësi, Gramoz Palushi por një racist grek nuk do ta duronte këtë fakt duke i ngulur thikën në trup.

Probleme me dhunën patën shqiptarët në të gjithë Greqinë atë natë duke nxjerrë edhe njëherë në pah shovinizmin që ngre krye shpesh në Ballkan.

Një mik i Gramoz Palushit tregoi më pas që edhe kur e çuan në spital, mjektë nuk e kuruan në kohë pasi mësuan shkakun përse ishte plagosur.

Panajotis Kladhis, një i ri greko-amerikan, në fillim u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa më pas Apeli ia uli me 22 vite burg.

Në Shqipëri, në vitin 2008, u themelua Shoqata Kombëtare “Gramoz Palushi”, nga i ati i Gramozit në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Gjithashtu, një gjimnaz në periferi të Tiranës mori emrin “Gramoz Palushi”.
Shtuar më 04/09/2017, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori