Përlotje në Selman Stërmasi, tifozët nderojnë vogëlushin e ndarë nga jeta (VIDEO)

Nderimi i Leos on Vidnews.

Një ngjarje shumë emocionuese dhe e prekshme ka ndodhur në fillimin e ndeshjes në Selman Stërmasi.

Nuk mund të mungonte nderimi për tifozin e vogël të Partizanit, Leo Cara i ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Karroca e tij bëri një xhiro nëpër stadium, ndërsa nuk munguan duartrokitjet e tifozëve të Tiranës, të cilët iu bashkuan dhimbjes për humbjen e Leos së vogël.

Momente me të vërtet prekse.
Shtuar më 28/09/2018, ora 19:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori