Përmbysje e çmendur, Leicester 5-3 United (VIDEO)
Ndeshje e çmendur ajo mes Leicester City dhe Manchester United. Gola dhe emocione pa fund por që në fund i vlejnë ekipit vendas që ka bërë një përmbysje me të vërtetë të çmendur.

Tre golat e pjesës së parë u shënuan brenda 17 minutave të para ku fillimisht Van Persie, pas një asisti të Falcaos, shënoi golin e parë në minutën e 13, për të ardhur 3 minuta më pas me golin e Di Maria, ndërsa në të 17-ën Ulloa shkurtoi diferencën për vendasit.

Në pjesën e dytë Ander Herrera gjeti golin e tretë, në të 62-ën Nugent realizoi golin e dytë për Leicesterin nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa në minutën e 64 Cambiasso barazoi rezultatin. Kur të gjithë prisnin golin e United erdhi edhe goli i Leicester me autor Vardy në minutën e 79. Në minutën e 83 United ngeli me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Blacket, ndërsa Ulloa shënoi edhe golin e pestë nga penalltia.

Me këtë humbje Manchester United mbetet në kuotën e 5 pikëve në vend të 12 pas 5 javësh kampionat,ndërsa Leicester City shkon në kuotën e 8 pikëve.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham u ndal nga West Bromwich me rezultatin 0-1. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori