Përplasja e La Ligas me Ligue 1 për klauzolën e Neymarit, po UEFA nga anon?
Pëlqej
Transferimi rekord botëror i Neymar nga Barcelona në Paris Saint-Germain ka pësuar një goditje pasi La Liga refuzon të pranojë klauzolën e lirimit për sulmuesin.

Neymar ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me klubin francez dhe është në Paris për të finalizuar një rekord prej 198 milionë paundesh, përcjell Albeu.com.

Në deklaratën e La Ligës thuhet: "Ne mund të konfirmojmë se avokatët e lojtarëve kanë ardhur në zyrat e La Ligës këtë mëngjes për të depozituar klauzolën dhe se është refuzuar. Një zëdhënës i zyrës së presidentit të La Ligës, Javier Tebas, kishte paralajmëruar të mërkurën: "Ne nuk do të pranojmë paratë për klauzolën e çlirimit, arsyeja është se ne kemi dyshime se këto para janë në përputhje me rregullat e UEFA Financial Fair Play. "

LFP (Ligue de Football Professional) ka shprehur habinë e tyre në refuzimin e La Ligës për të pranuar pagesën e klauzolës së lirimit.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga La Liga që të respektojnë rregullat e FIFA-s. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është afërsisht 450 milionë euro - 500 milionë euro, e cila përfshin paga, bonuset dhe një klauzolë prej €222mln. Neymar i është ofruar një pagë bazë prej 26.8 milion euro në vit, 30 milion euro me gjithë tatimet, rreth 515.000 euro në javë. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori