Përplasje e dhunshme në fushë, futbollisti pëson fraktura serioze në sy (VIDEO)
Duhej të ishte thjeshtë ndeshja e tij e radhës, por për Dominic Ball përballja me Glasgow Celtic mund të kishte rezultatuar edhe fatale.

Teksa po luhej takimi i Kupës së Skocisë, një përplasje kokë më kokë e Ball me futbollistin e Ryan Christie shkaktoi frikë të madhe në stadium, .

Në fakt, Christie u detyrua të dalë nga fusha e blertë, sepse u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, por jo si kolegu, që doli me barrelë dhe përfundoi me urgjencë në spital. Atij iu desh të kalonte nëpër sallën e operacionit, për të "korrigjuar" frakturat serioze, që pësoi në fytyrë.
Shtuar më 19/04/2019, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori