Pesë lojtarë të Barcelonës rezultojnë pozitiv me coronavirus
Pesë lojtarë të Barcelonës kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, por klubi ka vendosur të mbajë atë sekret.

Radio katalanase RAC 1 ka raportuar se Blaugranasit kanë testuar lojtarët e skuadrës së parë për pandeminë botërore, derisa La Liga mendon rikthimin më 11 qershor.

Pesë lojtarëve nuk u është zbuluar emri nga mediumi, por që kanë treguar se lojtarët e kampionit të ligës spanjolle kanë rezultuar pozitiv me virus.

Bëhet e ditur se që të pesë anëtarët nuk kanë treguar shenja të infektimit me coronavirus, por pas testeve të bëra është mësuar një gjë e tillë.

RAC1 më tej raporton se janë edhe dy pjesëtarë të tjerë nga stafi që kanë rezultuar pozitiv, për t’u dërguar në vetëizolim.

Barcelona ka dështuar që të fsheh këtë informatë, e që mediumi katalunas që ka burime të afërta në klub u ka zbuluar atyre edhe emrat e lojtarëve.
Shtuar më 02/06/2020, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori