Peter Bosz: Nëse do të kishim VAR në këtë ndeshje, prekja e Ramos do të ishte penallti
Pëlqej
Peter Bosz u prononcua përpara mediave pas humbjes ndaj Real Madridit me rezultatin 1-3 në Signal Iduna Park. Tekniku potencoi që ekipi Madrilen ishte më i mirë dhe se e meritoi fitoren.

Prekja e topit me dorë nga Ramos, një penallti e mundëshme: ”Desha të them që kemi humbur ndaj një ekipi shumë të mirë dhe arbitri nuk ishte në nivelin e tij. Nëse je 0 me 0, dhe ke një prekje të qartë të topit me dorë.. por më duhet të jem i sinqertë që Real Madridi ishte më i mirë dhe fitorja ishte e drejtë. Nëse do të kishim VAR në këtë ndeshje, ajo do të ishte penallti.”

Mbrojtje e çaluar: ”Është e rëndësishme që kur të luajmë kështu të ketë presion. Nuk është një problem i mbrojtjes, por i gjithë ekipit. Nesër do të shohim në detaje, por nuk është një çështje vetëm e mbrojtjes.”

Dy humbje në Champions: ”Na mbeten edhe katër ndeshje, do të tentojmë të fitojmë. Kemi dy ndeshje ndaj Apoel dhe është shumë e rëndësishme të fitojmë të dyjat.. dhe më pas të shohim duelet direkte ndaj Real Madridit dhe Tottenham. Por është e qartë që ka një diferencë të madhe mes nesh.”
Shtuar më 27/09/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori