Pirlo "thumbon" keq Dybalan: Nuk po punon
Pëlqej
Legjenda e Juventus, Andre Pirlo në një intervistë për "TuttoSport" ka gjetur rastin të komentojë lojtarët aktual të Juventusit.

Fjalët e tij për yllin e skuadrës, Paulo Dybala nuk ishin edhe aq të mira pasi ka thënë se argjentinasi nuk po punon fort për klubin.

“Pranimi se nuk do të jesh startues në këtë fazë të sezonit t nuk është e lehtë për dikë”, ka thënë Pirlo.

Paulo do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të luajtur më shumë, nëse ai ushtron me vullnetin si të Ronaldos atëherë do të jetë shumë e vështirë për ta lënë jashtë formacionit”.

“Kur nuk luan, do të thotë se duhet të punosh më shumë”. ka theksuar Pirlo. /albeu.com/



Shtuar më 14/09/2018, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori