Plas gallata pas rrëzimit të Messit, Barça s'ka festë pa Aytekin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Barcelona mbrëmë u eliminua nga Champions League pasi u mposht me rezultatin 3-0 nga skuadra e Juventusit në sfidën e parë e cila rezultoi vendimtar.

Një ndër episodet më të frikshme të ndeshjes ishte rrëzimi i Messit, por në rrjetet sociale përplasja e tij në tokë gjatë një dyluftimi me Pjanic është kthyer në një mjet për të krijuar shumë fotomontazhe.

Gjithashtu në mediat sociale qarkullojnë dhe shumë fotomontazhe me gjyqtarin Dezis Aytekin, i cili ndihmoi blaugranët në sfidën ndaj PSG-së duke dhënë disa vendime skandaloze. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori